Vëzhgimi i Ora News - Produktet skarco, vijon skandali i tregëtimit në markete

Vëzhgimi i Ora News - Produktet skarco, vijon skandali i tregëtimit në markete

Subscribe në Ora News këtu br Produktet skarco vijojnë të tregëtohen normalisht në marketet e kryeyqytetit, ndërsa tregëtarët dhe konsumatorët denoncojnë sërish kushtet pa asnjë standard në vendin tonë. Nga vëzhgimi i bërë nga Ora News në marketet e vendit janë gjetur produktet të skaduara dhe në prag skadence të cilat nuk janë tërhequr nga tregu e aq më tepër të jenë asgjesuar. Pasiguria ushqimore mbetet një ndër shqetësimet kyçe të konsumatorëve, por AKU nuk vepron për monitoruar situatën.br Vijon skandali i tregëtimit të produkteve të skaduara në marketet dhe supermarketet e Tiranës, ndërkohë që AKU hesht dhe nuk ushtron detyrat e ngarkuara me ligj për të ndaluar shitjen e mallrave të skaduara apo tregjet jashtë standarteve.br Nga vëzhgimi i bërë më kamera amatore në supermarketet në Tiranë rezulton me datë skadence produkti ?pastë dhëmbësh?, i cili vijon të tregëtohet normalisht dhe nuk është asgjesuar nga AKU.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-05-26

Duration: 02:09