Elbasan, Basha me të rinjtë: Shqiptarët e vendosën, Shqipëria më mirë pa Edi Ramën- Ora News

Elbasan, Basha me të rinjtë: Shqiptarët e vendosën, Shqipëria më mirë pa Edi Ramën- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Elbasanit, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama të rrëzuar. Basha tha se ekonomia, taksat e lartë abuzimet me faturat e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve, e kanë rrëzuar këtë Qeveri. Kryetari i opozitës shpalosi platformën e demokratëve me taksa të ulta dhe lehtësira për sipërmarrjen, por që kjo të arrihet, sipas tij duhet më parë të garantohen zgjedhjet e lira.br Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Elbasanit.br Duke ju drejtuar të rinjve, Zoti Basha nënvizoi se prioritet i kryeministrit Edi Rama në këto tre vite nuk ka qenë qeverisja, krijimi i vendeve të punës dhe mundësive të barabarta për të gjithë, por pasurimi i një grushti oligarkësh.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-05-27

Duration: 01:44