Debati për investimet, Ahmetaj kundër subvencioneve për kompanitë e huaja- Ora News

Debati për investimet, Ahmetaj kundër subvencioneve për kompanitë e huaja- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Në kulmin e debatit për investimet në Shqipëri, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se mbetet sfidë përmirësimi i klimës për biznesin, teksa ka shtuar se është kundër subvencioneve të investitorëve të huaj, siç bëjnë Maqedonia dhe Serbia dhe pro lehtësimit të proçedurave për ta, si rruga e mirë për ta bërë vendin atraktiv. Ahmetaj ka ripërsëritur se Shqipëria ka dalë nga kriza dhe se ekonomia po rritet.br Ndërsa debati për investitorët e huaj, nëse po vijnë apo po ikin nga Shqipëria, është kthyer jo vetëm në ekonomik por edhe politik, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka ripërsëritur përpara studentëve të Fakultetit Ekonomik se sfidë për vendin mbetet përmirësimi i klimës së biznesit, gjë sipas tij duhet bërë nëpërmjet lehtësive të proçedurave dhe jo subvencioneve të investitorëve të huaj, siç bëjnë vendet fqinjë si Maqedonia dhe Serbia.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-05-27

Duration: 01:18

Your Page Title