Djegia e autobusit, autoritetet vendore tregojnë ngjarjen për Ora News

Djegia e autobusit, autoritetet vendore tregojnë ngjarjen për Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Përfaqësues të autoriteteve vendore në Krujë kanë treguar në lidhje telefonike për Ora News detaje të ngjarjes së rëndë. Kreu i Bashkisë, Artur Bushi deklaroi se qytetarët njoftuan drejtuesin e mjetit për flakët, duke shmangur një tragjedi edhe më të rëndë, ndërsa Drejtori i Zjarrëfikëseve shpjegoi se shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një defekt në impantin e gazit që kishte autobusi.br Pas ngjarjes së rëndë së djegies së autobusit, Ora News ka realizuar disa lidhje telefonike me përfaqësues të autoriteteve vendore në Krujë.br Kreu i Bashkisë, Artur Bushi, tregoi për momentet e para të ngjarjes. Sipas tij, drejtuesi i mjetit është njoftuar nga qytetarët për flakët në autobus dhe se ka qenë e pamundur të nxirret nga autobusi në flakë trupi i një gruaje, ndërsa të plagosurit më rëndë u transportuan menjëherë drejt QSUT.


User: Ora News Lajme

Views: 7

Uploaded: 2016-05-27

Duration: 01:39

Your Page Title