Edicioni Informativ, 27 Maj 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

Edicioni Informativ, 27 Maj 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

Ate qe nuk e bene nderkombetaret, e beri Top Channel. Emisioni politik Top Story vendosi te enjten nje dialog ne distances mes edi rames dhe lulzim bashes. Kryeministri beri nje ftese ne kamera dhe po ne kamera lulzim basha tha po. Stafet kane bere komumikimet e para dhe takimi pritet te zhvillohet javes tjeter. br br Violeta Gjika, 65 vjec eshte viktima e ngjarjes se rende qe ndodhi sot ne Kruje. E ndjera ishte pjese e nje grupi prej 30 besimtaresh ortodokse te nje kishe ne vlore te cilat po benin nje ekskursion. Autobusi me te cilin udhëtonin shpërtheu ne flake, 12 gra u plagosen. Banoret e Krujes i shpetuan jeten grave te bllokuara mes flakeve.br br Nje operacion nderkombetar anti droge ka cuar ne shkatërrimin e nje rrjeti te madh te shpërndarjes se drogave te forta. Ne operacion jane perfshire, shqiperia, italia, spanja e gjermania, ndersa jane leshuar urdherarreste per te pakten 31 shtetas shqiptare nga shume qytete te vendit.br ?br Politika greke i rikthehet ceshtjes se varrezave te ushtareve te saj ne Shqiperi. Zevendes ministri i jashtem grek la te kuptohet se hapja e negociatave te anetaresimit mes Shqiperise dhe BE-se, do te kushtezohen nga kjo ceshtje. Kjo deklarate vjen ne prag te vizites qe ministri i jashtem Grek zhvillon ne Tirane.br br Presidenti i Maqedonise, Ivanov tërhoqi vendimet per faljen e 22 politikaneve te cilet ishin vene nen hetim nga prokuroria speciale ne Shkup. Terheqja erdhi pas presionit nderkombetar. Pas këtij vendimi, ish kryeministra dhe ministrat e maqedonise, do perballen ne gjykate me akuzat penale ngritur ndaj tyre.br br Kombetarja shqiptare eshte plotësuar edhe me lojtaret qe me heret kishin patur demtime. Abrashi dhe Xhaka jane rehabilituar duke qene keshtu pjese e ekipit te De Biasit dhe gati per Europianin ne France. Odise Roshi beson te kualifikimi dhe te nje fitore kunder Zvicres.


User: Top Channel Albania

Views: 2

Uploaded: 2016-05-27

Duration: 31:21

Your Page Title