Ora News – PD dhe PS përplasen sërish për dekriminalizimin

Ora News – PD dhe PS përplasen sërish për dekriminalizimin

Subscribe në Ora News këtu br Partia Socialiste ka kërkuar sërish shpjegime nga demokratët për deputetët e inkriminuar që u zbuluan nga formularët e dekriminalizimit.br Olta Xhaçka: Lulzim Basha e Sali Berisha, të dy bashkë, nuk thonë asnjë fjalë. Nuk guxojnë të flasin as për Flamur Nokën që ka bërë deklarim të rremë duke u bërë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, as për Alban Zenelin, deputetin e dënuar dy herë me burgim, e as për Arben Ristanin, sekretarin e tyre të përgjithshëm i cili rezulton i dënuar me të paktën 5 muaj burg për veprime antikushtetuese.br Pyetja është: A do thotë ndonjë fjale Basha e Berisha për deputetët e tyre të dënuar? Nëse për Bashen e Berishën çdo qytetar është i barabartë përpara ligjit, duhet të paktën ta thonë një fjalë e të dënojnë deputetët e tyre që rezultojnë të inkriminuar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-05-29

Duration: 01:50