Arrestohen 3 të rinj në Krujë - Xhama të zi dhe shpejtësi mbi norma, grushta e kaçavida mbi policët

Arrestohen 3 të rinj në Krujë - Xhama të zi dhe shpejtësi mbi norma, grushta e kaçavida mbi policët

Subscribe në Ora News këtu br Tre të rinj në Krujë janë arrestuar për mosbindje dhe dhunim të forcave të policisë.br Gjatë ditës së djeshme policia ka vënë në pranga:br Armando Stafasani 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë;br Klajdi Stafasani 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë;br Gentian Albrahimi 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë.br Policia thotë se tre të rinjtë po lëviznin në qendër Fushë-Krujë me mjetin tip Smart me xhama të zinj që drejtohej nga Klajdi Stafasani.br Drejtuesi i mjetit ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë që të ndalojnë.br Menjëherë efektivat e Policisë i janë vënë në ndjekje, duke bërë të mundur kapjen e tyre.br Shtetasi Klajdi Stafasani ka tentuar ta godasë me kaçavidë njërin nga punonjësit e Policisë.br Në vijim i kanë kundërshtuar, kanosur dhe goditur me grushta efektivat G.H 35 vjeç banues në Tiranë dhe D.Ç 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë.br Në cilësinë e provave materiale iu sekuestruan:br mjeti tip Smart me targa AA 771 LP;br mjeti tip Golf me targa AA 800 NF;br një kaçavidë.br Policia thotë se shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penale të mësparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.br Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale? Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik ?, ? Goditjet për shkak të detyrës?dhe?Kanosjet për shkak të detyrës? .


User: Ora News Lajme

Views: 10

Uploaded: 2016-05-31

Duration: 00:14

Your Page Title