Pezullohet e drejta e prindërimit kur i mituri merret në mbrotje nga shteti

Pezullohet e drejta e prindërimit kur i mituri merret në mbrotje nga shteti

Subscribe në Ora News këtu br Rastet e shumta të dhunës apo të shfrytëzimit të fëmijëve në shtëpi, në shkollë apo në institucionet e përkujdesjes kanë detyruar Ministrinë e Mirëqënies Sociale të propozojë ndryshime ligjore në ligjin aktual për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas draftit, në rast se faktohet dhuna ndaj një të mituri pezullohet menjëherë e drejta e prindërimit dhe fëmija merret në mbrojtje nga shtetit pavarësisht dakortësisë apo refuzimit të prindërve.br Nësë prindërit dhunojnë, shfrytëzojnë apo abuzojnë me të miturit e tyre dhe kjo faktohet nga punonjës social që tashmë me ligjin e ri do të kenë një status më me shumë kompetenca, do të pezullohet menjëherë prindërimi dhe fëmija merret në mbrojtje nga insitutucionet shtetërore.br Kjo është një nga pikat kyçe të draftit për mbrojtjen e fëmijëve përgatitur nga Ministria e Mirëqënies Sociale, ku kujdestaria ndërpritet menjëherë pavarësisht dëshirës së prindërve.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-05-31

Duration: 01:39