Idrizi: I thuaj Kotzias të çojmë një autobus me 50 pleq çamë të shohin vendlindjen

Idrizi: I thuaj Kotzias të çojmë një autobus me 50 pleq çamë të shohin vendlindjen

Subscribe në Ora News këtu br Vizita e Ministrit të Jashtëm grek të hënën e javës së ardhshme ka sjellë debate mes kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe kreut të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushatibr Idrizi i kërkoi një diplomaci më guximtare në raport me Greqinë për heqjen ligjit të luftës dhe trajtimin e çështjes çame dhe për këtë i rekomandoi Bushatit tu referohet figurave si Fan Noli apo Medi Frashëri.br Për kreun e PDIU është emergjente ezaurimi i shportës së problemeve të Luftës së Dytë Botërore me Greqinë.Idrizi i kërkoi Bushatit ta ftojë në aktivitetin ku do jetë i pranishëm Kotzias.br Idrizi: Do kisha kënaqësi që të isha dhe unë i ftuar dhe si deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe aty të kishim mundësi të thonim dhe ne mendimin tonë se jam i bindur që zoti Kotzias është i keqinformuar dhe për personin tim dhe për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Vetëm unë nuk ngjaj as si njeri i shportës së Luftës së Dytë Botërore. Normalisht duke mos u njohur më duhet ti kujtoj që nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin grek, e kam fjalën për Agimin e Artë.br Nuk mungoi dhe një propozim konkret.br Idrizi: A mundet dot ti thoni homologut tuaj ditën e hënë që të organizojmë një autobus me 50 pleq në limit të moshës që kanë gjithë jetën që presin që të shkojnë të shohin dhe njëherë vatrat e tyre.br Ministri Bushati iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Idrizit në aktivitet. Ai nënvizoi se nuk kanë asnjë diferencë sa i përket përqasjes për çështjen çame.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-06-02

Duration: 01:58