Report TV - Vlorë, pronat e falsifikuara në filtër pronësit në dy dekada

Report TV - Vlorë, pronat e falsifikuara në filtër pronësit në dy dekada

Më 29 Gusht 2015, Kreu i qeverisë Shqiptare dhe Kryeprokurori paralajmëruan nga Vlora se askush s'mund të gëzojë pronën e vjedhur dhe falsifikatorët do të ndëshkohen. Kur ende s'ka kaluar një vit nga kjo konferencë bilanci i pronave të sekuestruar arrin në 500 ha përfshi kullota, troje dhe plazhe.br br Pas sekuestros së fundit prej 220 ha në plazhin e shën vasilit në karaburun ku vlera e tregut arrin në 100 milion euro, hetimet për mafien e tokove në bregdet kanë ngritur dyshimet se pas tyre qëndron një grup i strukturuar kriminal.br br Këtë të enjte kryeprokurori Llalla ka zhvilluar një takim në vlorë me drejtuesin e akuzës Ramadan Troci dhe kreun e krimeve të rënda Besim hajdarmataj.br ReportTv ka mësuar se në këtë takim është vendosur të kalojnë në filtrin e hetiemve të gjitha titujt e pronësisë në bregdetin e Vlorës të fituara dhe regjistruara në hipotekë nga viti 1994 deri në vitin 2012.br br Për sekuestron e vendosur në Shën Vasil në prangat e policisë deri më tani janë 5 pesona përfshi dhe zyrtat si Noter, Avokat apo përfaqësues të hipotekave.br Këto janë disa nga pronat e sekuestruara nga prokuroria e Vlorës:br br 31 Maj 2016br Prokuroria e Vlorës ka vendosur nën sekuestro 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit, vlera e të cilës përllogaritet sipas çmimeve zyrtare në rreth 100 (njëqind) milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar.br br 20 Maj 2016br Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestron e një sipërfaqe toke 20 mijë metra katrorë, në zonën e Palermo-Himarë, pasi dyshohet se është përfituar nëpërmjet dokumentave të falsifikuar nga ana e shtetasit Vasil Rrapo.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-06-02

Duration: 02:38