Report TV - Pajisje përgjimi te zyra e Tahirit hetime pas referimit nga policia

Report TV - Pajisje përgjimi te zyra e Tahirit hetime pas referimit nga policia

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për një pajisje të paligjshme përgjimi të gjetur në zyrën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.br br Nisja e hetimeve sqaruan burime nga grupi hetimorë për ReportTv është bërë pas referimit të një materiali nga policia e shtetit dhe shërbimi i kontrollit të brendshëm.br br Hetimet janë regjistruar pa një emër konkret apo person të dyshuar dhe aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit.br br Ndër provat e këtij hetimi është një pajisje e dorëzuar në prokurori e gjetur në zyrën e ministrit e cila dyshohet se ka aftësi përgjimi audio e video.br br Më 20 Maj për një pajisje përgjimi në zyrën e ministrit të brendshëm Tahiri folur dhe ish Kryeministri Berisha do të shkruante në Facebook, duke deklaruar se ajo ishte gjetur pranë grirëses së letrave në zyrën e ministrit.br br Pas këtij hetimi pritet që oficerët e policisë gjyqësore të ekzaminojnë pajisjen e cila nga të dhënat paraprake dyshohet se kryente rolin e mbledhjes së informacionet e cila transmetohej në një pajisje që qëndronte pranë ministrisë së brendshme në zonën e gardës së republikës.br br Në rast se hetimet do të konfirmojnë përgjimin e paligjshëm të ministrit Tahiri atëherë kjo do të ishte në kufijtë e një skandali ndërsa ky hetim është i dyti i nisur pas asaj për një pajisje të pretenduar nga Shërbimi Informativ Shtetëror në përdorim të policisë për të përgjuar persona të tjerë përfshi dhe zyrtarë.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2016-06-02

Duration: 01:20