Report TV - Korça shkëlqen nga karnavalet, zgjerohet parada e koncepti artistik

Report TV - Korça shkëlqen nga karnavalet, zgjerohet parada e koncepti artistik

Sezoni turistik veror në qytetin e Korcës nisi këtë fundjavë me një nga ngjarjet më interesante, me Festivalin Mbarëkombëtar të Karnavaleve. br br Perfomancat e të rinjve, maskat shumëgjyrëshe, pikturat, skulpturat butaforike e teatrale, pankartat satirike e veprat e artit kanë zgjeruar, jo vetëm trajektoren e paradës së këtij festivali, por edhe konceptin e një dialogu të hapur me publikun. br br Kjo paradë fantastike ka nisur nga Lëndina e Lotëve dhe ka përfunduar në Pazarin e Korcës. Nuk kanë munguar në festival edhe grupe të shumta nga vendet fqinje. br br Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo dhe zvkryeministri Niko Peleshi.br br Kryetari Filo vlerëson Karnavalet si një traditë që i jep hijeshi Korcës dhe sjell shumë turistë. br br ;Karnavalet kanë nisur të festohen në Korcë para viteve ?40, por festimi i tyre u ndërpre pas ?60-s me motivacionin e zakoneve prapanike. Pas rënies së Diktaturës në vitet 1990, karnavalet rikthehen me këtë devocion qytetar, duke u bërë më emocionuese, si në festivalin e këtij viti', - u shpreh Filo.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-06-05

Duration: 00:03

Your Page Title