Rrëshen - Art me dru, skulptori i talentuar çel ekspozitën e rrallë

Rrëshen - Art me dru, skulptori i talentuar çel ekspozitën e rrallë

Subscribe në Ora News këtu br Në Rrëshen është çeluar një ekspozitë e veçantë për materialin e skulpturave të ekspozuara. 16 punimet, të jetësuara me dru karakteristik të zonës së Mirditës, do të shfaqen për artëdashësit për 10 ditë me radhë në qytetin e Rrëshenit, ku interesi i shfaqur deri më tani, cilësohet i konsiderueshëm nga ekspertët.br ?Të bësh art, duke i dhënë jetë drurit?, një gjë e tillë është realizuar me skulptura në ekspozitën e çelur në Rrëshen. 16 punime nga portreti deri tek natyra e qetë, janë formësuar me mjeshtëri nga skulptori 30 vjeçar Besmir Gjoka.br Drejtori i Pallatit të Kultures në Rrëshen Gjegj Marku thotë se për punimet e drurit kanë shfaqur interes dhjetëra vizitorë.br Ekspozita me Skulptura prej druri karakteristik të Mirditës, do qëndrojë për dhjetë ditë e hapur në mjediset e pallatit të Kulturës në Rrëshen.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-06-06

Duration: 01:21