Basha-Ramës: Ta votojmë reformën në drejtësi siç e kemi rakorduar. Mos i bëj presion gjykatave

Basha-Ramës: Ta votojmë reformën në drejtësi siç e kemi rakorduar. Mos i bëj presion gjykatave

Subscribe në Ora News këtu br Dy ditë pas takimit me Ramën, kryeopozitari Lulzim Basha i ka bërë një tjetër thirrje kryeministrit Rama për të miratuar reformën në drejtësi, por miratimi të bëhët siç janë rakorduar.br Po ashtu kryeopozitari i kërkoi Ramës që mos bëjë presion ndaj Gjykatës së Apelit dhe Prokurorisë në lidhje me skandalin e përgjimeve.br Basha: Të hënën opozita pranoi të gjitha sugjerimet e faktorit ndërkombëtar për një pake të ndryshimesh kushtetuese. Të hënë opozita dha garanci se është e gatshme të votojë këtë paketë. Mazhoranca e refuzoi, jo zgjidhje nga PD por nga ndërkombëtarët. E refuzoi sepse nuk përputhet me konceptin e tij për drejtësinë. Cili është koncepti i tij? E patë dje kërcënoi prokurorinë. Ky është koncepti i Ramës për drejtësinë. Po kjo nuk është kurrë drejtësia.br Sot që flasim Rama po ushtron presion mbi Gjykatën e Apelit për të lënë Çakon, për ta rikthyer në detyrë. Ai është një kërecënim i vërtetë se e vërteta do të zbardhet. Kërcenimi i Ramës nuk bëhet për Tahirin, por bëhet për tu vetëmbrojtur. Sesa larg është gati të shkojë ky kryeministër për të fshehur të vërtetën e kemi parë dhe po e shohin.br Dua t?i bëj një tjhirrje sot, të votojë drejtësinë kështu siç e kemi rakorduar. Mos e blloko integrimin. Kështu siç është reforma është gati. Së dyti, opozita ka pranuar një nga versionet e Venecias për moskapjen. Këto garanci i pranojmë. Asgjë më pak se kjo nuk do të pranojmë.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-06-08

Duration: 01:17