Ora News – Prokuroria i kërkon Italisë informacion mbi programin trajnues

Ora News – Prokuroria i kërkon Italisë informacion mbi programin trajnues

Subscribe në Ora News këtu br Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letër-porosi autoriteteve italiane në lidhje me aparatin e përgjimit duke i drejtuar 8 pyetje për të cilat kërkon përgjigje. Ndërkohë që nga hetimi ka rezultuar se pajisja ka qëndruar në ambientet e forcave operacionale të policisë se shtetit dhe është larguar në momentin kur oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar për ta sekuestruar.br Prokuroria shqiptare i dërgon letër-porosi autoriteteve italiane në lidhje me aparaturën e përgjimit, që dyshohet se është përdorur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.br Burimet nga Prokuroria e kryeqytetit thanë se letër-porosia është dorëzuar pranë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do ta adresojë atë tek homologët italianë, duke i kërkuar kthimin sa më të shpejt të përgjigjeve.br Mësohet se prokurorët e çështjes i kanë drejtuar 8 pyetje autoriteteve italiane në lidhje me pajisjen.br Prokuroia ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë italiane që të di se ku është aktualisht pajisja dhe në pronësi të kujt është.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-06-08

Duration: 01:42

Your Page Title