Ora News – Rritet inflacioni në 0.7%, shkak rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve

Ora News – Rritet inflacioni në 0.7%, shkak rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve

Subscribe në Ora News këtu br Në maj inflacioni u rrit duke prekur nivelin 0.7 dhe duke iu larguar zonës afër zeros që u regjistrua në periudhën nga shkurti deri në prill. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i çmimeve të ushqimeve. Por sërish, inflacioni mbetet i ulët dhe larg objektivit të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar konsumin e dobët.br Inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë në maj krahasuar me muajt e mëparshëm, por sërish nuk arriti të japë shenja të qarta të gjallërimit të konsumit.br Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, muajin e kaluar inflacioni arriti në 0.7 nga 1.8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u larguar nga niveli 0.2-0.3 që ishte luhatur nga shkurti deri në prill.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-06-08

Duration: 00:52