Report TV - SGS: Të rritet çmimi i kolaudimit MTI: Kërkesa shqyrtohet në Shtator

Report TV - SGS: Të rritet çmimi i kolaudimit MTI: Kërkesa shqyrtohet në Shtator

Ministria e Transporteve i është përgjigjur negativisht kërkesës së kompanisë SGS për rritjen e çmimit të kolaudimit të mjeteve. Më datë 13 Maj 2016, kompania ?SGS?, që ka konçesionin e shërbimi të kolaudimit të automjeteve, ka dorëzuar një kërkesë për të rishikuar tarifat e kontrollit me 6,7 , rreth 200 lekë. Kërkesa bazohet në një prej pikave të kontratës konçesionare të vitit 2009, që parashikon rishikim të tarifave çdo 3 vjet, për të reflektuar rritjen e normës së inflacionit.br br Por sipas Ministrisë, Grupi I punës i ngritur me këtë qëllim e vlerësoi si të parakohshme këtë kërkesë. Periudha kur palët sipas kontratës duhet të diskutojnë për tarifat bazuar është Shtatori I vitit 2016. nga ana tjetër, disa herë gjatë muajve të fundit, Ministria e Transporteve i ka kërkuar kompanisë koncesionare të përmirësojë shërbimin për konsumatorët dhe të shmangë radhët e gjata që shfaqen shpesh nëpër pikat e saj.br br Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka paralajmëruar kompaninë e kolaudimit të automjeteve SGS se nëse nuk respekton kontratën mund të ketë rivlerësim të saj. Gjatë një kontrolli në zyrat e kësaj kompanie në muajin Mars, Ministri Edmond Haxhinasto kërkoi respektimin e detyrimet kontraktuale për respektimin e standardeve dhe të investimeve. Sipas tij, mosrespektimi i detyrimeve mund të sjellë edhe rivlerësimin e kontratës koncesionare.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-06-09

Duration: 00:47

Your Page Title