Ora News – Përgjimet, Basha: Rama -Tahiri janë hedhur përpjetë për të mbrojtur tajaren e tyre

Ora News – Përgjimet, Basha: Rama -Tahiri janë hedhur përpjetë për të mbrojtur tajaren e tyre

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke i akuzuar për presion mafioz ndaj drejtësisë.br Për liderin e opozitës, Rama e Tahiri po sulmojnë si kriminel gjyqtarin Arjan Aliaj, sepse dha një vendim ndesh me interesat e tyre, por Aliaj është i njëjti gjyqtar që prej të njëjtëve protagonistë thotë Basha, u lartësua si njeriu i denjë i drejtësisë kur liroi babain e ministrit të Brendshëm.br Basha: Janë hedhur përpjetë sikur i ka pickuar gjarpri. Janë hedhur përpjetë jo për drejtësi por vetëm për të mbrojtur tajaren e tyre qe po bie me yrysh ne llucën e megaskandalit të përgjimeve. Kanë nisur bandat me shuka eurosh e me pisqolla ne brez për të shantazhuar gjykatësit e për të sprapsur hetimin.br Duke ftuar drejtësinë që të çojë deri ne fund hetimet për përgjimin, kryedemokrati kërkon sërish dorëheqjen e ministrit të brendshëm.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-06-09

Duration: 01:04