Ora News – Tahiri përforcon akuzat ndaj gjyqtarit: Masa e sigurisë për policët, qokë politike

Ora News – Tahiri përforcon akuzat ndaj gjyqtarit: Masa e sigurisë për policët, qokë politike

Subscribe në Ora News këtu br Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e cilësoi absurd dhe të pa denjë as për një student drejtësie, vendimin e gjykatësit Arjan Aliaj për të lënë në arrest shtëpie dy punonjësit e policisë Artion Duka dhe Entjol Xhelilaj. Tahiri deklaroi se situata e krijuar me hetimet për përgjimin nuk i ka dëmtuar marrëdhëniet e Policisë së Shtetit me partnerët, ndërsa njoftoi se së shpejti mbërrin në vendin tonë një avion i Guardia di Financës për të evidentuar parcelat e mbjella me drogë.br br Argumentet që gjyqtari Arjan Aliaj përdori në gjykatë për të lënë në arrest shtëpie dy oficerët e Policisë së Shtetit, janë banale dhe nuk i shkkojnë përshtat as edhe një studenti të juridikut.br br Ka qenë kjo akuza e radhës që Ministri i Brendshëm adresoi në drejtim të gjyqtarit Aliaj, i cili la në arrest shtëpie dy oficerët e policisë Artion Duka dhe Entjol Xhelilaj.br br Në një konferencë për mediat, Tahiri tha se veprimet e gjyqtarit në fjalë kanë për qëllim plotësimin e qokës së radhës politike.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-06-10

Duration: 01:47

Your Page Title