Rritja e pensioneve, ISSH: Përfitojnë automatikisht 20 mijë pensionistë

Rritja e pensioneve, ISSH: Përfitojnë automatikisht 20 mijë pensionistë

Subscribe në Ora News këtu br 20 mijë pensionistë që kanë dalë në pension në vitet 1993-1996 do të përfitojnë rritje të pensionit. Janë tre kategori të cilat kanë pensione të ulta pasi nuk kanë përfituar nga rritjet e pensioneve në vitet 2000 dhe 2001, duke u tërhequr nga puna me 60 përqind të pagës. Drejtoresha e Drejtorisë së Përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Solida Dibra, shpjegon se aktualisht po bëhet verifikim i dosjeve për të përzgjedhur fituesit. Drejtorja e Përfitimeve në ISSH u shpjegon qytetarëve që të mos ndërmarrin asnjë veprim, pasi ata do të përfitojnë automatikisht.br Rreth 20 mijë pensionistë që kanë dalë në pension në vitet 1993-1996 do të përfitojnë rritje të pensionit.br Drejtoresha e Drejtorisë së Përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Solida Dibra, sqaron se janë tre kategori të cilat i kanë pensionet më të ulta se pjesa tjetër që kanë punuar në të njëjtat kushte pasi nuk është bërë indeksim apo rritje pensionesh për këtë periudhë.br Solida Dibra:Pensionet e plota të pleqërisë të caktuar me ligjin 7703 që vazhdon të jetë akoma sot në fuqi, kategroi tjetër që përfiton është ajo e minatorëve që kanë dalë në pension të parakohshëm në vitet ?95-?96 dhe gratë që kanë punuar në arsim dhe kulturë, por edhe këto në periudhën ?93-?96. Kategoria e tretë që përfiton janë ushtarakë në pension për vjetërsi shërbimi.br Drejtorja e Përfitimeve në ISSH shpjegon se qytetarët nuk duhet të përgatisin asnjë dokument dhe as të interesohen nëse janë përfitues, pasi do t?ju shpërndahet automatikisht.br Solida Dibra:Do këshillonim një pjesë të mirë të qytetarëve që të mos paraqiteshin në zyrat tona, sidomos në periudhën qershor-gusht, ku ne kemi parashikuar një plan të mirëorganizuar masash sesi do të bëhet zbatimi i këtij vendimi.Gjatë kësaj periudhe strukturat tona rajonale në të gjithë Shqipërinë do të verifikojnë dhe përpunojnë rreth 100 mijë dosje.


User: Ora News Lajme

Views: 21

Uploaded: 2016-06-13

Duration: 01:49