Report TV - Kisha: E kemi të pamundur të kryejm pagesat për kthimin e trupave

Report TV - Kisha: E kemi të pamundur të kryejm pagesat për kthimin e trupave

Një prej të moshuarave që mori plagë në autobusin e djegur në Krujë, ka vdekur tre ditë më parë, por trupi i saj nuk mund të sillet dot në vendin tonë për shkak të pamundësive financiare.br br E njëjta situatë është edhe për viktimën tjetër që ndërroi jetë të martën. At Konstandin Prifti,drejtuesi i kishës së Shën Theodhorit në Vlorë ndërsa përshkruan gjendjen e të plagosurave të tjera tregon edhe pamundësinë për të sjellë nga Greqia trupat e pajetë.br br Për të grumbulluar të ardhurat për kthimin, ai shprehet se u është drejtuar besimtarëve, por kontributi i tyre ka qenë i pamjaftueshëm për të kryer këto pagesa.br br At Konstandin Prifti bën apel për të gjithë qytetarët që të japin një kontribut sado modest për të mundësuar bërjen e pagesave dhe të sillen në Shqipëri viktimat e aksidentit tragjik të Krujës.br br Për këtë Kisha ka hapur edhe një numër Llogarie të cilin e shikoni në këto pamje.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-06-15

Duration: 01:27