“Italia, partneri kryesor i Shqipërisë” - News, Lajme - Vizion Plus

“Italia, partneri kryesor i Shqipërisë” - News, Lajme - Vizion Plus

Italia është partneri kryesorë i Shqipërisë në ekonomi. Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë themelimit të ?Confindustria Albania?, duke vlerësuar në të njëjtën kohë bashkëpunimin strategjik me vendin fqinj përtej Adriatikut.?I kam dërguar mesazh Renzit që do jem i pranishëm në eventin e lindjes së binjakut më të vogël të ?Confindustria Albania?, që do i japë shtytje këtij bashkëpunimi. Italia është partneri më i rëndësishëm ekonomik, shkëmbimet mes Italisë dhe Shqipërisë në fushën ekonomike janë rritur, importimet prej 60, 20 për qind janë rritur eksportet. Sipas regjistrit tonë të ndërmarrjeve 2600 ndërmarrje italiane punojnë në industrinë shqiptare, mes 2013-2015 është rritur me 40 numri i italianëve që kanë vizituar Shqipërinë.Më tej Rama theksoi se vendi ndodhet në një proces reformash të domosdoshme për liberalizimin e tregut të energjisë, i cili është stabilizuar ndjeshëm kohët e fundit pas ndërhyrjes së qeverisë .?Modeli ekonomik i bazuar te remitancat për ne tashmë është i ezauruar, ndaj dhe u desh që në fillim që të ktheheshim te një model i ri ekonomik i bazuar te prodhimi. Ky është një moment i rëndësishëm për ekonominë tonë, pasi po ngrejmë një model të bazuar mbi burime të qëndrueshme?, deklaroi kryeministri Rama.Ndersa Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria ka ndryshuar logjikën e eksportimit, ndërsa shtoi se papunësia është gjithnjë e në rënie.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-06-16

Duration: 01:25