Report TV - Përplasja e Qoses me Kadarenë në ’70,ja kritikat për Autobiografinë

Report TV - Përplasja e Qoses me Kadarenë në ’70,ja kritikat për Autobiografinë

ërkimet e para mes Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadaresë, me shumë gjasa duhet të jenë shënuar në fillim të viteve 70-të, pas disa kritikave që Qosja shkroi për veprën e Kadaresë në atë periudhë.br br Dokumentet e zgjedhura për dosierin e sotëm kanë në fokus periudhën prill ? maj 1973, dhe zhvillimet që po ndodhnin në letërsinë dhe kërkimet shkencore në Kosovë, të cilat ishin vënë nën skanerin e regjimit komunist në Shqipëri. Mes këtyre dokumenteve, teksa analizohen mangësitë e kësaj fushe në Kosovë, trajtohen edhe kritikat që Rexhep Qosja i bënte librit të kadaresë ?Autobiografia e popullit në vargje?.br br Në dokumentin e hartuar nga një grup vëzhguesish të Ministrisë së Arsimit dhe të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë drejtuar Komitetit Qendror të PPSH-së mbi letërsinë kosovare që botohej në atë kohë në Tiranë, ndër të tjera shkruhej: ?Artikulli i tij (Qoses) i fundit për vëllimin me kritika të I. Kadaresë kishte gabime, konkluzione të padrejta dhe mendime që të habisin, po të krahasohet me qëndrimet e tij të mëparshme. Libri i I. Kadaresë ka merita, sidomos studimi ?Autobiografia e popullit në vargje?, është i frymëzuar dhe i thelluar. Por ai lë vend për kritikë, ka qëndrime të njëanshme, të pabazuara shkencërisht, preferenca subjektive, mungesë argumentesh. Megjithatë R. Qosja është treguar tepër i revoltuar dhe pohon ide të tilla si p.sh. kur thotë se letërsia shqipe është nën nivelin e letërsive të tjera ballkanike, gjë që nuk i përgjigjet të vërtetës...?br Dokumenti i mësipërm së bashku me disa relacione e informacione të tjera dërguar në Komitetin Qendror zbulon shqetësimet e regjimit lidhur me botimin e letërsisë kosovare, që kishte nisur që në vitin 1970.br Më poshtë i sjellim të plota të katër dokumentet që trajtojnë këtë tematikë...


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-07-17

Duration: 01:51