Report TV - Rinas, rriten masat e sigurisë pas atentateve në Stamboll

Report TV - Rinas, rriten masat e sigurisë pas atentateve në Stamboll

Menjëherë pas atentateve të mbrëmjes së të martës në aeroportin e Stambollit, Policia e Shtetit ka shtuar masat dhe kontrollet në pikat e kalimit kufitar.br br Masa të shtuara ka pasur veçanërisht në aeroportin e Rinasit, ku kontrollet me qen antieksploziv janë të shpeshta ndërsa një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, patrullon në terminal apo në zonën për rreth.br br Shefi i komisariatit të Rinasit Ermal Milori, jep detaje mbi masat e sigurisë të marra në aeroportin e Rinasit, pas sulmeve të përgjakshme në Stamboll.br br Kontrollet me qen, por edhe me skaner janë pjesë e punës së policisë për rritjen e sigurisë në aeroport.br br Sipas Milorit, masat janë marrë edhe në sektorë të tjerë të aeroportit, ndërsa nuk janë vërejtur sipas tij raste të dyshuara për t?u verifikuar.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-07-17

Duration: 02:11