Ora News - Gjobat e padrejta, 30% të vlerës ta paguajë punonjësi nga paga e tij

Ora News - Gjobat e padrejta, 30% të vlerës ta paguajë punonjësi nga paga e tij

Subscribe në Ora News këtu br Konfindustria i ka paraqitur zyrtarisht Ministrisë së Financave kërkesën që në rastet kur institucionet gjobisin me të padrejtë biznesin dhe Gjykata Administrative e njeh këtë dëm, të jetë punonjësi që ka vendosur penalitetin që të paguajë 30 të vlerës nga paga e tij. Industrialistët shpjegojnë se e mbeshtesin këtë kërkesë në shtimin e rasteve të gjobave të padrejta, që janë bërë shqetesim në rritje per ta.br Biznesi i kërkon qeverisë që në rastet e gjobave të padrejta, një pjesë e penalitetit të paguhet nga punonjësi që e ka vendosur atë. Kërkesa është paraqitur zyrtarisht në Ministrinë e Financave nga Konfindustria në kuadër të paketës fiskale 2017. Industrialistët kërkojnë që në të gjitha rastet kur Gjykata Administrative me vendim përfundimtar njeh dëmin shkaktuar biznesit nga penalizimet e padrejta te institucioneve, agjencive dhe inspektoriateve shteterore, jo me pak se 30 e vleres te perballohet nga te ardhurat dhe pasuria vetjake e personave zyrtare pergjegjes.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-07-19

Duration: 01:15

Your Page Title