Ora News - Rama konfirmon: Propozimi akomodon kërkesën e PD, pse nuk thotë PO e lumtur?

Ora News - Rama konfirmon: Propozimi akomodon kërkesën e PD, pse nuk thotë PO e lumtur?

Subscribe në Ora News këtu br Në reagimin e tij të parë pas propozimit për vettingun nga ndërkombëtarët, kryeministri Edi Rama ka dhënë garancinë se shumica qeverisë do të votojë një reformë në drejtësi që ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE.br Rama konfirmoi se propozimi i ri nuk është asgjë më shumë sesa propozimi i fundit që kishte bërë PD. Deklaratat Kryeministri i bëri në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar.br Edi Rama: Dua tu them vetëm që kjo është reformë historike dhe me një rëndësi strategjike për të nesërmen e vendin tonë. Nuk është reforma e një pale, por reforma e një vendi që synon të bëhet anëtar i denjë i BE dhe nuk mund të jetë kurrë negociator i besueshëm në sytë e BE nëse nuk hedh themelet e një sistemi të ri drejtësie. Sa i përket vijave, ju siguroj se unë i njoh shumë mirë ngjyrat dhe ndërkohë vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im por është përcaktuar nga SHBA-BE dhe që ka në esencën e vet proçesin e vettingut. për ne nuk ka qenë anjëherë problemI tek si Parlamenti do të votojë pasi kemi lëshuar 23, kemi rënë dakort për çdo qasje që garanton pjesmarrjen e opozitës bazuar dhe në rekomandimin e Venecias. Por thelbi është jo se kush do mbushë me ujë shishet por sa i pastër do jetë burimi prej nga uji. Pra si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. Nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-09-19

Duration: 03:16