Ora News – Përfundon rikonstruksioni i kopshtit nr. 26, Veliaj: Në shtator, të gjitha kopshtet gati

Ora News – Përfundon rikonstruksioni i kopshtit nr. 26, Veliaj: Në shtator, të gjitha kopshtet gati

Subscribe në Ora News këtu br Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të Kopshtit nr.26 në Rrugën e Kavajës, duke vijuar punën për rinovimin e 23 kopshteve të Tiranës para nisjes së sezonit të ri arsimor.br Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ashtu siç është premtuar më herët, rikonstruksioni i kopshteve do të përfundojë brenda verës, e mandej vitin tjetër, do të nisë puna për ndërtimin e shkollave, çka do të sjellë reduktimin e mësimit me dy turne. Pbr asi inspektoi punimet e përfunduara në Kopshtin nr.26, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur me punën e bërë, për të garantuar kushte më të mira për fëmijët e qytetit.br ?Tani që rikonstruksioni i kopshtit mbaroi, duket se ç?punë e paqme është bërë këtu. Ky është kopshti i dhjetë nga 23 kopshtet e Tiranës që jemi duke i rikonstruktuar. Ashtu siç e ka emrin, ?Diell?, shpresoj se do të shkëlqejë një ditë e mirë, një ditë e re për të gjithë fëmijët?, tha Veliaj.br Kryebashkiaku theksoi se bashkia do të punojë gjithë verën që edhe kopshtet e mbetura të jenë gati në shtator.


User: Ora News Lajme

Views: 7

Uploaded: 2016-09-19

Duration: 00:53