Ora News – Rama: Vettingu nuk preket, çuditem me PD-në pse nuk thotë PO

Ora News – Rama: Vettingu nuk preket, çuditem me PD-në pse nuk thotë PO

Subscribe në Ora News këtu br Mazhoranca ka dhënë sinjale të forta se do të pranojë propozimin e SHBA-së për reformën në drejtësi, edhe pse përmbajtja e plotë e formulës nuk është zbardhur ende zyrtarisht.br Kryeministri Edi Rama zbuloi bazën e formulës që solli me vete ndihmës sekretarja amerikane shtetit Victoria Nuland, duke dhënë gjithashtu garancinë se projekti I ndërkombëtarëve do mbështetet me votë nga shumica,br Rama: Thelbi është jo se kush do mbushë me ujë shishet por sa i pastër do jetë burimi prej nga vjen uji. Pra si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. Nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër.br I pyetur nga Ora News nëse propozimi i SHBA parashikon një zbehje të rolit të ndërkombëtarëve ne procesin e filtrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryeministri dha këtë përgjigje.br Rama: Partia Socialiste dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE. Formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të përsëritur dhe stërpërsëritur pa pushim të PD. Dhe unë po habitem pse PD nuk po thotë PO e lumtur.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-09-19

Duration: 02:22