Ora News - Maskat grabitën 6 mln lekë dhe 33.695 euro në bankë, gjendet automjeti i autorëve

Ora News - Maskat grabitën 6 mln lekë dhe 33.695 euro në bankë, gjendet automjeti i autorëve

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Vlorës ka gjetur mjetin e përdorur një ditë më parë nga grabitësit për bankën e nivelit të dytë në qendër të qytetit, pranë sheshit të Flamurit. Sipas policisë dyshohet se pas kryerjes së vjedhjes, autorët janë larguar me një autoveturë të tipit Mercedes Benz, ngjyrë e bardhë, me targa 453AJL06. Mjeti që u gjet i braktisur në lagjen "Lef Sallata", rezulton se është vjedhur vetëm një ditë para grabitjes, në datën 10 korrik në lagjen "Rilindja" pranë rrugës Transballkanike. Vjedhja e mjetit është denoncuar dhe në polici. Bazuar në inventarin e mbajtur nga ana e Auditit të Bankës, zyrtarisht policia e Vlorës konfirmon se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milione lekë dhe 33.695 euro.br br Vlorë- 6 milione lekë dhe 33.695 euro është shuma e parave që dy grabitësit vodhën një ditë më parë në një bankë të nivelit të dytë në Vlorë. Një fakt i tillë u bë me dije nga policia, në detajet e reja lidhur me ngjarjen.br br Nga hetimet e mëtejshme të bluve, dyshohet se pas kryerjes së vjedhjes, autorët janë larguar me një autoveturë të markës "BENZ-250", me targë 453AJL06 (ngjyrë e bardhë), pasi në ndjekje e sipër nga shërbimet e policisë, u bë e mundur gjetja e këtij mjeti i braktisur në lagjen "Lef Sallata" (pranë shkollës speciale të prapambetjes së lehtë mendore).br br Për më shumë lexoni në ...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-09-19

Duration: 01:31