Vdes në burg Provenzano - News, Lajme - Vizion Plus

Vdes në burg Provenzano - News, Lajme - Vizion Plus

Vdes ne burg ne moshën 83-vjeçare bosi i mafias italiane Bernardo Provenzano. Një nga drejtuesit më famëkeq të organizatës mafioze ?Cosa Nostra? gjatë viteve ?50 e në vazhdim, është ndarë nga jeta mëngjesin e së mërkurës në spitalin e Burgut te Milanos, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Njeri i njohur edhe me nofkën ?traktori? pasi ishte i pamëshirshëm per mënyrën e ekzekutimit te personave u arrestua dhe u dënua me burgim te përjetshëm ne vitin 2006, pas 43 vitesh ne arrati. Ai mori drejtimin e mafias siciliane ne vitin 1993, pas arrestimit te ish-bosit Toto Rina. Provenzano ishte urdhëruesi i nje sere vrasjesh te bujshme, përfshire ato te dy gjyqtareve Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Ai vuante nga kanceri dhe dy vitet e fundit i kishte kaluar ne spitalin e burgut. Edhe përpara përkeqësimit te shëndetit, bosi mafioz kishte refuzuar bashkëpunimin me drejtësinë per zbardhjen e nje sere krimesh ende pa autor.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2016-09-19

Duration: 01:04