Ora News - Rama fton sërish Bashën për drejtësinë: Demokratët të mos rrezikojnë të ardhmen

Ora News - Rama fton sërish Bashën për drejtësinë: Demokratët të mos rrezikojnë të ardhmen

Subscribe në Ora News këtu br Refuzimi i PD nuk solli zhgënjim tek kryeministri Edi Rama, por as mungesë shprese për një komprois të orëve të fundit. Prandaj, shefi i Qeverisë ftoi në një takim kreun e PD-së, Lulzim Basha. Rama deklaroi se me propozimin e ri PD doli zbuluar para popullit dhe ndërkombëtareve, se i druhet reformës në drejtësi dhe i friket rolit të të huajve në zbulimin e gjyqtarëve të korruptuar që mbështeten nga demokratët. Sipas Ramës, t?u thuash ndërkombëtarëve mbani distancë është e papranueshme.br Tiranë- ?Me keqardhje them se nuk me vjen i papritur refuzimi nga PD për kompromisin e fundit?.br Këtë keqardhje kryeministri Rama e bazoi në përpjekjet e shumicës dhe faktorit ndërkombëtar për të gjetur formulën e votimit të reformës, për të cilën Edi Rama tha se mazhoranca kishte pranuar propozimin e fundit për një komision ad-hoc me 12 anëtarë për vlerësimin e gjytarëve.br Por zhgënjim, Edi Rama tha se nuk ndjen, pasi refuzimi i formulës së SHBA-së zbuloi, sipas tij, arsyen e vërtetë pse opozita nuk mbështet reformënbr Por edhe pse në nisje të fjalës së tij Edi Rama e cilësoi formulën e Nuland si mundësinë e kompromisit të fundit, Kryeministri nuk u shpreh i pashpresë dhe adresoi dy ftesa. Të parën për një takim tjeter me kundërshtarin politik,të dytën për demokratët.br Kjo ftesë e dytë, është një thirrje e hapur e Kryeministrit drejtuar deputetëve të opozitës sepopoulli i ka votëbesuar për të ngritur kartonat në të mirë të vendit të tyre.br br Për më shumë lexoni në -...


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-09-19

Duration: 02:36