Ora News – Reforma në drejtësi, Meta kërkon konsensus, Rama angazhohet!

Ora News – Reforma në drejtësi, Meta kërkon konsensus, Rama angazhohet!

Subscribe në Ora News këtu br I sapo kthyer nga një vizitë zyrtare në Malin e Zi, kryetari i Parlamentit Ilir Meta i dha një shtysë deklaratave për miratimin e reformës në drejtësi.br Shefi i Parlamentit u takua me ambasadorin e SHBA-së, dhe atë të BE-së, Vlahutin, të cilët e kanë njohur me propozimin që solli në Tiranë nga Uashingtoni si formulë konsensusi, ndihmës sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland.br Në pritjen e organizuar me ambasadorët e vendit të akredituar nëpër botë, Meta tha se kjo reformë do të përmirësojë imazhin e vendit dhe nënvizoi nevojën për konsensus.br Meta: Do të bëjmë gjithçka që kjo reformë të miratohet me konsensus dhe mbi të gjitha t?i japë një imazh pozitiv vendit tonë si një vend i ndërgjegjshëm për problematikën që ka por edhe me vullnetin për t?i rritur ndjeshëm dhe me ambicie të vendosur standardet e funksionimit të shtetit ligjor.br Më herët ambasadorët u pritën edhe nga kryeministri Edi Rama. Edhe ne fjalimin e tij përballë ambasadorëve, reforma në drejtësi zuri një pjesë të rëndësishme. Ai paralajmëroi se dështimi i saj ka pasoja të pallogaritshme për vendin ashtu sikundër miratimi do te nxisë integrimin.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-09-19

Duration: 02:13

Your Page Title