Report TV - Reshjet e shiut në Lezhë, rrëshqitje dherash dhe gurësh në Shëngjin

Report TV - Reshjet e shiut në Lezhë, rrëshqitje dherash dhe gurësh në Shëngjin

Rruga Lezhë-Shëngjin është bllokuar për disa orë mbrëmjen e së premtes dhe shkak janë bërë rrëshqitjet e gurëve nga mali si pasojë e reshjeve të shiut në segmentin pranë Knallës.br br Gurët dhe dherat e rënë në rrugë e kanë bërë të pakalueshme lëvizjen e automjeteve të cilat në këtë kohë kanë qenë të shumta, pasi plazhi ëhstë frekuentuar deri në mbrëmje vonë.br br Situata e krijuar ka detyruar policinë që të devijojë lëvizjen e automjeteve për nga rruga e Kunes, ndërkohë që për pastrimin e trasesë së rrugës kanë ndërhyrë menjëherë punëtorët e firmës mirëmbajtëse me mjetet e duhura.br br Rruga i është kthyer normalitetit rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që përfaqësuesit e firmës mirëmbajtëse thonë se, segmenti rrugor pranë Knalles është tepër i rrezikshëm, pasi në kohen kur ka reshje shiu ka rrëshqitje gurësh në rrugë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-09-19

Duration: 03:59