Ora News – Apeli i Metës: Negociatat të jenë të hapura. Duhet patjetër ta mbyllim tani

By : Ora News Lajme

Published On: 2016-09-19

0 Views

06:40

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta doli në një deklaratë për median nga kryesia e Kuvendit për ti kërkuar negociatorëve të gjejnë sa më shpejt dakordësinë për dy çështjet e mbetura pezull.
?Duhet patjeter ta mbyllim tani, mundesisht per nje ore? tha Meta duke i kërkuar gjithashtu që negociatat të zhvillohen në frymën e konsensusit dhe të bëhen transparente për publikun.
Meta tha se seanca e së enjtes duhet të jetë solemne dhe duhet të japë dinjitetin e duhur Shqipërisë përpara partnerëve ndërkombëtarë.
Pjese nga deklarata e Ilir Metes
Seanca e së enjtes duhet të jetë solemne dhe duhet të japë dinjitetin e duhur Shqipërisë përpara partnerëve ndërkombëtarë.
Përshëndes frymën bashkëpunuese dhe përgjegjëshme të dy partive të mëdha. Në zbatim të rregullores së Kuvendit sapo kam miratuar rendin e ditës së datës 21 korrik 2016. Pr/ ligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligji nr 82 / 17 të 1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë do të jetë cështja e parë dhe kryesore. Kjo është seanca më e rëndësishme e Kuvendit sespse do të na duhet të miratojmë me konsensus ndryshimet kushtetuese
Sikurse jam informuar janë ende dy momente fare të vogla që kërkojnë dakordësinë e ekspertëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-metes-negociatat-te-jene-te-hapura-duhet-patjeter-ta-mbyllim-tani/

Trending Videos - 27 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 27, 2024