Ora News – Murati: Ndërkombëtarët, rol kyç në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Ora News – Murati: Ndërkombëtarët, rol kyç në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Subscribe në Ora News këtu br Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni, Shaban Murati, problematikën e zhvillimeve në këtë shtet në 20 vitet e fundit e ka pasqyruar në librin e tij ?shqiptarët e Maqedonisë?br Sipas Muratit, çështja e shqiptarëve në Ballkan vijon të mbetet e pazgjidhur dhe sipas tij dëshmi e kësaj janë shqiptarët e Maqedonisë të cilët siç thekson ish-ambasadori nuk kanë status të barabartë më qytetarët e këtij shteti:br Shabani: Natyrisht, gjendja e shqiptarëve në Maqedoni në planin praktik nuk është aty ku duhet sepse shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë statusin e barabartë me popullin e Maqedonisë, që duhet të gëzonin dhe ky status do të thotë; shqiptarët duhet të ishin pjesë e barabartë e vendimmarrjes shtetërore në shtetin e Maqedonisë.br Si zgjidhje të krizës politike e cila prej dy vitesh vijon në Maqedoni Murati sheh faktorin ndërkombëtar:br Shabani: Zgjatja e krizës politike prej afro 2 vjetësh në Maqedoni është ndër momentet më të vështira që ka kaluar si shtet prej 25 vjetësh. Është një krizë e cila vështirë të zgjidhet brenda përbrenda forcave politike maqedonase, por që shpresën e jep ndihma e faktorëve ndërkombëtar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-09-20

Duration: 01:44