Report TV - Lezhë, ndërtimi i moteleve në kala historianët: Juristët punë të dobët

Report TV - Lezhë, ndërtimi i moteleve në kala historianët: Juristët punë të dobët

Historianët e cilësojnë punën e juristëve të Ministrisë së Kulturës të dobët, gjë që sipas tyre ka sjellë humbjen e gjyqit për kalanë e Lezhës e cila tashmë do të transformohet në motele. Paulin Zefi thotë se vendimi duhet apeluar, në mënyrë që të anulohet leja e ndërtimit .br br Ndërtimi i moteleve ne Kalanë e Lezhës sipas tij, do te çonte në humbjen e vlerave historike dhe arkeologjike, ndaj për këtë arsye nuk duhet lejuar.br br Një problem i tillë mbi kalanë e Lezhës ka nisur që në vitin 2010 ku Bashkia e asaj kohe dha lejen e ndërtimit, ndërsa u anulua ne vitin 2014 me një urdhër të brendshëm nga Ministria e Kulturës, ku kjo e fundit mori dhe kompetencat për administrimin e saj. Por, ne seancën gjyqësore të 7 korrikut 2016, Ministria e Kulturës humbi gjyqin mbi kalanë. Duke i hapur rrugë ndërtimit të moteleve.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2016-09-20

Duration: 01:44