Report TV - Koncesioni, MTI: Tarifa për Rrugën e Kombit 4.6 euro pa TVSH

Report TV - Koncesioni, MTI: Tarifa për Rrugën e Kombit 4.6 euro pa TVSH

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës deklaron se tarifa për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit (Milot-Morinë) është 4.16 Euro pa TVSH, ose 3.63 cent për km.br br Ministria e Transportit deklaron se tarifa për përdorimin e Rrugës së Kombit është nën mesataren e rajonit dhe se për shpalljen e kompanise fituese të koncesionit është marrë edhe aprovimi i kompanisë konsulente IFC.br br "Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSh pra 3.63 euro cent për kilometër, meqënëse rruga është 114.5 kilimetra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në Korrik 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit ?IFC?. Pavarësisht këtij fakti, tarifa e përcaktuar për rrugën Milot Morinë është vetëm 3.7 më e lartë se sa sugjerimi i Egnatia Odos, me një rritje të pakonsiderueshme dhe e konfirmuar nga konsulenti IFC. Konsulenti Egnatia Odos, financuar nga BERZH, në studimin për taksimin e rrugëve në Shqipëri, ka sugjeruar përdorimin e një tarife prej 3.5 euro cent për kilometër pa TVSh, dokumenti është prodhuar dhe miratuar në Dhjetor 2015, ndërsa procesi I tenderimit kishte filluar tashmë. Diferenca me vlerën e përcaktuar nga IFC, institucion I Bankës Botërore, është vetëm 3.7 përqind. Ndërkohë Tarifa për përdorimin e rrugës është nën mesataren e rajonit. Kështu tarifa e aplikuar në Greqi varion nga 4.8 deri në 4.97 euro cent për km, në Kroaci 4.94 euro cent për kilometër, në Maqedoni nga 3.33 deri në 4.47 euro cent për kilometër pa TVSH. Ndërkohë Shqipëria e ka 3,63 euro cent për kilometër", deklaroi zëdhënësi i MTI.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-09-20

Duration: 01:56

Your Page Title