Report TV - 3 Viktima, vdes dhe autori i zjarrvënies te "Spitali Amerikan", ja video e ngjarjes

Report TV - 3 Viktima, vdes dhe autori i zjarrvënies te "Spitali Amerikan", ja video e ngjarjes

Ka shkuar në 3 numri i viktimave prej zjarrit të shkaktuar një ditë më parë brenda ambienteve të Spitalit Amerikan 1 në Tiranë. Lefter Canaj, 57 vjeçari nga Gjirokastra që i vuri zjarrin repartit të Hemodializës, ka ndërruar jetë sot. br br Në vetëm 9 sekonda veprimet e Lefter Canajt 57 vjeçarit nga Gjirokastra kanë shkaktuar tragjedinë.br br Lefter Canaj personi që shihet në video me kapele, pasi futet në pavion shkon në cepin e sallës hap një çantë nga aty nxjerr një bidon plastik një litër e gjysmë të mbushur me benzinë dhe afrohet tek shtrati i pacientit Dashamir Saraçi.br br Pasi debatojnë me pak fjalë Saraçi çohet nga shtrati e përleshet fizikisht me Canaj por pa mundur ta ndal atë për të kryer krimin që shihni. E spërkat me benzinë dhe me cakmak i vë flakën.br br Në sallën ndodhen 4 pacientë të ulur në shtrat ku trajtoheshin me hemodializën mes tyre dhe Lefter Canaj autori krimit si dhe infermieri i cili po ashtu ka mbetur i lënduar.br br Dy zonjat që kanë gjetur vdekjen janë Anife Malaj dhe Sanie Sulaj zonjat që shihni në pamje teksa ishin duke u trajtuar me shërbimin e hemodializës. Flakët janë përhapur në vetëm pak sekonda kjo për shkak dhe të pajisjeve të ndodhura në pavion dhe dyshemesë plastike të sallës ku ndodheshin pacientët.br br Canaj është mjaft i qetë në veprimin që kryen çka tregon një krim të paramenduar të tij por hetuesit nuk mundën të administrojnë versionin e Lefter Canajt pasi këtë të martë ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra nga djegia.br br Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda në këtë pavion është filmuar nga kamerat e sigurisë të cilat sot janë provë për hetuesit për të zbardhur dinamikën e këtij krimi.


User: Report TV

Views: 37

Uploaded: 2016-09-20

Duration: 01:52