Report TV - Durrës, koncert me tenorin Agim Hushi e artistë nga Meksika e Italia

Report TV - Durrës, koncert me tenorin Agim Hushi e artistë nga Meksika e Italia

Artistë të shquar shqiptarë dhe të huaj do të vijnë nga Meksika dhe Italia për të qenë pjesë e një koncerti masterclass të drejtuar nga tenori i njohur Agim Hushi.br br Koncerti i titulluar "Durrës Internacional Opera Masterclass" organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të mbahet më 31 korrik në Pallatin e Kulturës Aleksandër Moisiu të këtij qyteti.br br Tenori Agim Hushi është shprehur se gjatë këtij koncerti gala nën shoqërimin e pianistes Ardita Bufaj do të performojnë studentë të talentuar të kantos për të bërë një ballafaqim të vlerave të tyre me shkollën vjenezebr br Pianistja Ardita Bufaj është shprehur se ndihet e nderuar që merr pjesë në një koncert të tillëbr br Koncerti gala është mundësuar nën kujdesin personal të kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe hyrja do të jetë e lirë për publikun.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-09-20

Duration: 01:50