Report TV - Çfarë është Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)

Report TV - Çfarë është Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) është krijuar pranë Këshillit të Ministrave për të organizuar, drejtuar e kontrolluar masat për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar. Drejtori i saj emërohet nga Kryeministri.br br DSIK-ja ka këto detyra:br Harton politika, programe e procedura për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe kontrollon zbatimin e tyre prej institucioneve. U rekomandon drejtuesve të institucioneve marrjen e masave të shpejta dhe të përshtatshme për korrigjimin e shkeljeve të vërejtura.br br Mbikëqyr rregullat e sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik të informacionit të klasifikuar, si dhe të anës teknike të marrjes, përpunimit, administrimit dhe arkivimit të tyre.br Harton procedura për parimet e klasifikimit dhe të shenjëzimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhëzime për klasifikimin e deklasifikimin. Kryen rishikimin e programeve të secilit institucion, kërkon raporte nga këto institucione dhe bashkëpunon për përmbushjen e përgjegjësive.br Bën certifikimin e personelit, i cili do të administrojë informacionin e klasifikuar.br br Informon të paktën një herë në gjashtë muaj Kryeministrin për çështjet e mësipërme.br I propozon Këshillit të Ministrave akte nenligjore për çështjet që lidhen me ruajtjen e informacionit të klasifikuar.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-09-20

Duration: 01:38