Ora News - Salianji: Kultivuesit e kanabisit në Tepelenë shfrytëzojnë dhe dhunojnë banorët

Ora News - Salianji: Kultivuesit e kanabisit në Tepelenë shfrytëzojnë dhe dhunojnë banorët

Subscribe në Ora News këtu br Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike Ervin Salianji ka treguar në studion e lajmeve të Ora News prapaskenat siç i cilëson ai, të kultivimit të lëndëve narkotike dhe lidhjeve të pretenduara të trafikantëve me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit.br Salianji: Puna e Policisë së Shtetit, e ministrit të Brendshëm dhe e kryeministrit sepse fijet janë deri tek Rama, gjatë kësaj periudhe ka qenë marrja e 30 e çdo rrënjë kanabis të mbjellë.br Duke ju referuar denoncimit me video të plantacioneve me kanabis sativa në Tepelenë, Salianji tha se shfrytëzimi i banorëve të zonës në këtë aktivitet të paligjshëm ky është shndërruar në skllavëri të kohëve moderne.br Salianji: Të gjithë ata qytetarë që janë aty, janë në mjerim, shfrytëzohen, dhunohen dhe preken me dorë, pasi janë njerëz me armë në korrik. Është komplet skllavëri moderne me inspirim nga ministri i Brendshëm.br Duke ju përgjigjur policisë së shtetit, e cila në një reagim pas videos denoncuese tha se PD bën politikë me punën e policisë, Salianji tha se ky nuk është qëllimi i tyre ndërsa ftoi institucionet që të reagojnë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-09-20

Duration: 01:43