Report TV - Përmbytjet në Maqedoni, qeveria shqiptare 100 mijë euro ndihmë

Report TV - Përmbytjet në Maqedoni, qeveria shqiptare 100 mijë euro ndihmë

Qeveria shqiptare do të kontribuojë me 100 mijë euro autoritetet maqedonase, për përballimin e situatës katastrofike të shkaktuara nga përmbytjet atje.br br Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u shpreh Shqipëria është në krah të Maqedonisë.br br "Fondi prej 100 mijë euro shkon për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara për fqinjët maqedonas dhe bashkëkombasit tanë me banim në Shkup e Tetovë", u shpreh Bushati. br br Sipas tij, fondi është paraprak pasi Maqedonia ende nuk ka një bilanc përfundimtar të përmbytjeve, duke nënkuptuar se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për tejkalimin e situatës katastrofike të shkaktuar dy ditët e fundit prej stuhive dhe reshjeve të dendura të shiut në rajonin e Tetovës dhe Shkupit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-09-25

Duration: 00:40