Report TV - Projekti i lumit të Tiranës, Veliaj: Kemi përfunduar 90% të punës

Report TV - Projekti i lumit të Tiranës, Veliaj: Kemi përfunduar 90% të punës

Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës ka arritur në 90 të përfundimit të punimeve. Pas situatës së përmbytjeve të krijuara në Maqedoni nga reshjet e ditëve të fundit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për projektin e Lumit të Tiranës, i ciki parandalon situata të tilla në këtë zonë.br br "Kemi ndjekur me shumë shqetësim situatën e krijuar në vendin fqinj, në Shkup, Tetovë, me shirat, mënyrën se si edhe atje lumenjtë shkaktuan fatkeqësi të jashtëzakonshme natyrore dhe sigurisht si Bashki e Tiranës shprehim solidaritetin dhe do bëjmë çfarë të mundemi, nën koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që edhe përgjigja humanitare nga ana e qytetarëve të Tiranës të jetë në lartësinë e të qenit fqinj të mirë. Por kjo mbi të gjitha është një sinjal alarmi mbi situatën që ne kemi në qytet?, tha Veliaj.br br Kryebashkiaku i Tiranes tha se aktualisht në këtë pjesë të qytetit ka një situatë problematike. ?Nga një anë kemi disa lajme të mira; kemi avancuar me projektin për Lumin e Tiranes, jemi deri në 90 të rehabilitimit total te tij. Kjo do të thotë që shmangim përmbytjet masive si ato që pamë në Maqedoni dhe në Shkup, megjithatë nuk jemi 100 aty. Në pjesën e mbetur kemi disa problematika me banorët që kanë uzurpuar shtratin e lumit dhe që në fakt jeta e tyre është e para që rrezikohet?, u shpreh Veliaj.


User: Report TV

Views: 11

Uploaded: 2016-09-25

Duration: 01:17