Ora News - Shtrenjtimi i tregut, përfitojnë tregtarët, penalizohen prodhuesit dhe konsumatorët

Ora News - Shtrenjtimi i tregut, përfitojnë tregtarët, penalizohen prodhuesit dhe konsumatorët

Subscribe në Ora News këtu Tregtarët e fruta-perimeve i shesin sot këto produkte në tregjet me pakicë me dyfishin e çmimit me të cilin ua blejnë fermerëve. Ekspertët shpjegojnë se kjo është një ndër arsyet pse konsumatorët po paguajnë shtrenjtë për prodhimet e stinës në pikun e sezonit. Sipas tyre, kjo situatë është ndihmuar edhe nga politikat e Qeverisë për ta orientuar prodhimin bujqësor drejt eksportit. Ekspertët reklomandojnë zhvillimin sa më shpejt të industrisë përpunuese, si një mundësi që fermerët e vegjël të nxiten të prodhojnë gjatë gjithë vitit, çka do të stabilizonte edhe çmimet në tregjet e brendshme.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-09-25

Duration: 02:52