Report TV - Durrës, i sëmuri mendor merr peng një 11-vjeçare, lirohet nga Policia

Report TV - Durrës, i sëmuri mendor merr peng një 11-vjeçare, lirohet nga Policia

Një person me probleme mendore në fshatin Rrashbull të Durrësit kishte rrëmbyer një vajzë 11-vjeçe dhe e mbante në banesën e tij.br br Policia ka ndërhyrë dhe ka mundur që ta shpëtojë vajzën.br br Sipas drejtuesve të policisë fatmirësisht ai nuk e ka prekur të miturën.br br Policia i bëri thirrje autorit i identifikuar si Arben Kabashi, 46 vjeç, që të dorëzohej por ai nuk iu bind urdhërit të Policisë.br br Pas këtij momenti, në drejtim të Durrësit u nisën nga Tirana forcat RENEA, ndërkohë që personi me çrregullime mendore u mbajt për disa orë i rrethuar në banesë.br br Ai u vetëdorëzua në momentin kur policia hodhi gaz vetëizolues në banesën ku qëndronte 46-vjeçari. Ai u arrestua më pas nga forcat e policisë.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2016-09-25

Duration: 00:37

Your Page Title