Report TV - Vdekja e Marnikollajt, babai: Djalin ma vrau policia greke

Report TV - Vdekja e Marnikollajt, babai: Djalin ma vrau policia greke

Babai i Pëllumb Marnikollajt i cili humbi jetën në një prej komisariateve të policisë së Athinës, në një deklaratë për mediat ka thënë se djali i tij është vrarë nga policia greke, ndërkohë që ka bërë thirrje që të zbardhet ngjarja dhe të dënohen autorët.br br ?Djali im është vrarë dhe ngjarja nuk ka ndodhur aksidentale. Pasi e kanë vrarë autoritete Greke janë munduar që të fshehin gjurmët. Ne si familje do të ndjekim çështjen në rrugë ligjore për të zbuluar të vërtetën e kësaj ngjarje të rëndë." tha ai.br br Familjaret e 28-vjeçarit thonë se nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga ekspertiza që i është bërë trupit të viktimës, ndërsa apeli i tyre është që ngjarja të zbardhet sa më parë dhe autoret të vihen para drejtësisë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-09-25

Duration: 05:25