Report TV - Vendimi i qeverisë, nga 1 Janar 2017 hiqen tollonat për administratën

Report TV - Vendimi i qeverisë, nga 1 Janar 2017 hiqen tollonat për administratën

Pas policisë së shtetit është administrate publike e cila duhet të heqë nga përdorimi tollonat e karburantit për automejtet e saj.br br Dy javë më parë Kryeministri Rama e prezantoi projektin e kartës elektronike të karburantit në ambientet e policisë së shtetit projekt i cili pritet të aplikohet në të gjithë aparatin e qeverisjes së përgjitshme.br br Sipas vendimit të qeverisë nr.561 datë 2972016 siguruar nga ReportTv të gjithë njësitë e qeverisjes së përgjithshme duhet të aplikojnë prej 1 Janar 2017 sistemin e furnizimit me kartë elektronike me karburant.br br Në pikën 1 të këtij vendimi kërkohet nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme të sigurojnë që shërbimi i furnizimit me karburant për mjetet efektive të transportit të kryhet vetëm nëpërmjet kartës elektronike me të cilën mundësohen identifikimi i mjetit dhe përdoruesi i saj.br br Aplikimi i këtij sistemi të ri për funrizimin e mjeteve publike me karburant pritet ti kursejë buxhetit të shtetit miliona dollarë të cilat sot përfitohen në mënyrë abuzive, nisur kjo nga shifra prej 9 milion që ëhstë parashikuar të përfitohet vetëm nga makinat e policisë për të cilat tashmë ka nisur përdorimi i kartës elektronike.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-09-26

Duration: 01:47