45 milion $ në vit vetëm për pagat e magjistratëve - News, Lajme - Vizion Plus

45 milion $ në vit vetëm për pagat e magjistratëve - News, Lajme - Vizion Plus

Nëse reforma në drejtësi deri më sot është menduar se ka qënë vetëm një shqetësim i politikës, një tjetër problem që ka dalë është fatura e financiare e lartë, që do t?i rëndojë buxhetit të shtetit. Burime konfidenciale për Vizion Plus nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, thonë se kanë nisur zyrtarisht në fund të qershorit në Ministrinë e Financave, kërkesën për trajtimin financiar të prokurorëve dhe gjykatësve, që do të ushtrojnë funksionin pas hyrjes në fuqi të reformës. Vizion Plus ka arritur të sigurojë korrespodencën e plotë mes këtyre dy dikastereve, ku në një raport konfidencial, Ministria e Financave thekson se është në vështirësi të mëdha për të gjetur paratë për pagat e magjistratëve. Financat kanë bërë llogaritë për paratë që duhet të japë shteti dhe në fund ka dalë një faturë e papërballueshme. Vetëm për rrogat dhe sigurimet shoqërore të 985 anëtareve te institucioneve te drejtësisë, fondi vjetor që duhet të derdhë buxheti i shtetit është 45 milion dollarë. Nga llogaritë e bëra rezulton se paga mesatare e një gjyqtari apo prokurori me sistemin e ri shkon në 3 milion e 300 mijë lek të vjetra.Referuar këtyre të dhënave mbi pagën mujore të çdo magjistrati, të propozuar si më lart, rezulton se fondi i nevojshëm për paga dhe sigurimet e detyrueshme shkon në 4.5 miliardë lekë në vit, nga 1.8 miliardë që është aktualisht, ndërsa paga mesatare shkon nga 138 000 lekëmuaj në 330 000 lekë në muaj, pa përfshirë shtesën e pagës për vjetërsi.Kjo faturë rrezikon që të rritet çdo vit, për shkak të shtesës së lartë që ekspertët e Euralius kanë kërkuar për vjetërsinë në punë të punonjësve. Ministria e Financave është vënë në alarm pasi vjetërsia për vitet e shërbimit rrezikon të shkojë deri në 75 të pagës bruto, ose nëse përkthehet në vlerë monetare, një magjistrat që i afrohet viteve të fundit të punës, rroga i rritet për shkak të vjetërsisë me 2 milion e 470 mijë lekë të vjetra të tjera.Sjellim në vëmendje se nëse aplikohet skema e propozuar e shtesës së pagës për vjetërsi, kjo shtesë shkon në mbi 85 00 lekëmuaj dhe paga bruto mujore mund të shkojë maksimalisht edhe mbi 500 000 lekë në muaj, vlerë e cila është 2 herë më e lartë se paga aktuale më e lartë në Republikën e Shqipërisë.Çdo vit fatura në buxhetin e shtetit llogaritet të rritet me 4 deri në 5 milion dollarë. Por trajtimi financiar nuk mbaron me kaq. Shteti shqiptar duhet të paguajë shpërblim shtesë për sigurimin e detyrueshëm të jetës dhe pronës për magjistratin dhe familjen e tij në masën 400 euro çdo vit. Nëse bëhet krahasimi me institucione të tjera, paratë që do të dalin për afro 1000 magjistratët nga buxheti i shtetit shkojnë afërsisht me të njëjtin fond që paguhet për të gjithë aparatin e ministrisë së mbrojtjes bashkë me forcat e armatosura, numri i punonjësve të të cilës është mbi 8800. Ministria e Brendshme dhe ajo e arsimit e kanë fondin për paga më të lartë për shkak të nu...


User: VizionPlusAlbania

Views: 18

Uploaded: 2016-09-26

Duration: 02:58

Your Page Title