Nis pastrimi i liqenit te Fierzes - News, Lajme - Vizion Plus

Nis pastrimi i liqenit te Fierzes - News, Lajme - Vizion Plus

Ndotja e jashtëzakonshme dhe rënia e nivelit të ujit ka bërë që ky aksion të nisë këtë Gusht fillimisht për një gjatësi ujore rreth 40 kilometra. Pastrimi po bëhet nga një sipërmarrje private e kontraktuar nga Prefektura e Qarkut Kukës, ku janë angazhuar edhe specialistë të mjedisit. Këta të fundit shprehen se kjo është ndër insiativat më serioze të ndërrmarra deri tani për pastrimin e liqenit. Gjatë kësaj kohe janë grumbulluar 2 mijë thasë me mbetje plastike dhe organike duke pastruar një sipërfaqe të konsiderueshme të bregut të liqenit. 20 milionë lekë të vjetra është fondi i miratuar për pastrimin e brigjeve të liqenit të fierzës nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2016-09-26

Duration: 01:16