Report TV - Festa e Bektashinjve në malin e Tomorrit, nis pelegrinazhi 5 ditor

Report TV - Festa e Bektashinjve në malin e Tomorrit, nis pelegrinazhi 5 ditor

Ka nisur edhe për këtë vit pelegrinazhi drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar ?i shenjtë?, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.br br Mali i Tomorrit pushtohet gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit nga rreth 300 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit.br br Vetë pelegrinët e parë që kanë mbërritur në malin e shenjtë shprehen se çdo vit bëjnë me qindra kilometra për të mbërritur në këtë vend. br br Krenar Capollari,Shefi i Sektorit të Rendit në Komisariatin e Policisë Skrapar,bën me dije se,për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar mbi 100 forca policie.br br Ndërkaq, Sekretari i Kryegjyshatës së Bektashinjve për qarkun e Beratit, Zalo Qato, shprehet se, këtë vit kushtet për mikëpritjen e pelegrinëve janë përmirësuar dhe janë marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e tyre në këtë vend të shenjtë.


User: Report TV

Views: 5

Uploaded: 2016-09-26

Duration: 01:56